Në një kohë kur duket se dhuna ndaj grave është ulur këmbëkryq gjithandej. Kur dëgjojmë çdo ditë lajme për vrasje që burrat u bëjnë grave. Vjen edhe një tjetër grua e cila dhunon gra!
E kemi fjalën këtu për zonjën Elona Guri, ish-sekretaren e Presidentit, Ilir Meta dhe anëtare kryesie të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.
Mjafton t’i bëni një monitorim të statuseve të saj të fundit në rrjetin sociale Facebook dhe gjuha e përdorur që ajo ka ndaj grave është e frikshme dhe dëshpëruese.
Guri, e cila përveçse grua është nënë dhe bashkëshorte.
Gjuha që zgjedh për të sulmuar kundërshtarët e saj politik, në rastin konkret ministren e Drejtësisë Etilda Gjoni është jashtë çdo etike.
Pavarësisht kundërshtive që mund të ketë ndaj zonjës Gjoni, është e vështirë të kuptosh se pse Elona Guri shprehet me atë fjalor.
Ajo arrin deri aty sa i drejtohet një gruaje tjetër, në rastin konkret ministres Gjoni, me fjalët:
“Etildë ty kush të “shtrëngoi” të falsifikosh? “Në ato kohë vëmendja jote nuk ishte te standardet e reformës, por te “relaximi” i ndonjë shoku të reformës. P.S: Jeni dhe familje “golash” ju..”
“Ajo reformistja mendon se në Gjykatën Kushtetuese mund të futesh pa radhë siç i hyn ajo grave të burrave të martuar…shokëve të reformës. Këtë mund ta ketë marrë mësim nga Edi që merr gratë e shokëve…”
Zonja që i ka shkruar këto fjalë, ka qenë sekretare e Ilir Metës kur ky i fundit mbante postin e kryetarit të Kuvendit, më herët ka qenë e angazhuar në LSI dhe njihet si njeri i afërt i Monika Kryemadhit.
Nuk e njohim nga afër Elona Gurin që të kuptojmë nëse është gjuha e saj apo e dikujt tjetër pranë saj, kjo që përdorë në rrjetet sociale, por nëse do të ishte e saj, dikush duhet t’i thotë të Ndalet.
Kështu do të kishte pak më shumë respekt për veten, pasi nëse do t’i futeshin gratë njëra-tjetrës kush “shtrëngoi” kë, do të ishte shumë e vështirë të zgjidhej çështja.
Ah , moj Elone! Kurr therrisje ne zyrat e LSI si nuk ka nje mashkull me ka.. te madh te me q… mua