Dy “të vërteta” për inceneratorët

Komisioni hetimor për inceneratorët mbylli sot punën. Më shumë se tre muaj pas seancës së parë, sot u mbajt mbledhja e fundit, ndërsa raporti përfundimtar pritet të publikohet më 7 mars.

Nënkryetarja e komisionit, deputetja socialiste, Ermonela Felaj, paralajmëroi se maxhoranca mund të ketë një raport të vetin në lidhje me punën e komisionit hetimor përgjatë tre muajve.

Fjalën  e fundit do ta thotë kuvendi kur do të miratojë raportin apo raportet. Nisi  me historinë e 430 milionëshit dhe shkoi si ajo historia e gjelit që bëhet gjysmagjel me 100 milionë euro.

Përgjatë tre muajve, para komisionit dolën që nga administratorët e kompanive deri te zyrtarët më të lartë të shtetit.

Lista e të pyeturve u mbyll me dëshminë mbi 8 orë të kryeministrit Edi Rama, i cili mbrojti kontratat koncesionare, por e distancoi veten nga çdo përgjegjësi lidhur me to.

Opozita, e cila inicioi ngritjen e komisionit, ngul këmbë në shifrën 430 milionë euro si shuma që u dha për inceneratorët. Por për maxhorancën, kjo shifër nuk i kalon 100 milionë euro.

Ndërkohë, mbetet fakt që asnjë nga inceneratorët për të cilët janë paguar dhe do të paguhen miliona euro, nuk janë funksionalë.

Check Also

Gratë në median shqiptare: Nga riviktimizimi tek stigmatizimi si imorale

Në tetor 2017, një vajzë 15-vjeçare në një fshat të izoluar në Shqipërinë juglindore raportoi …

Zbulohet rrjeta kriminale e FOREX/ ‘Mafia italiane’ dhe BOSS-ët e tij shqiptarë qarkullojnë dhjetra MLN € çdo vit

Në artikujt tanë të fundit, JOQ Albania ka ndërmarrë denoncime serioze, faktike kundrejt aktivitetit kriminal …

Argumentimi qesharak i gjyqtarit Erjon Bani, ish-ministri Koka u la në burg për t’i “rregulluar imazhin drejtësisë”(!)

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi sërish të rrëzojë kërkesën e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *