Dy pacientë të tjerë humbin jetën nga COVID-19 në Shqipëri

Dy pacientë humbën jetën në spitalin e Tiranës për shkak të sëmundjes COVID-19 përgjatë 12 orëve të fundit, duke e rritur numrin total të fataliteteve në tetë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Të grua 85 vjeçare nga Tirana vdiq mbrëmjen e së Enjtes pasi u dërgua në spital në gjendje emergjence mjekësore. Ajo u konfirmua si paciente me COVID-19 më vonë. Mëngjesin e së Premtes, një 66 vjeçar nga Fieri që ishte shtruar në spital dy ditë më parë, pësoi infarkt, njoftoi ministria.

COVID-19 ka prekur deri më sot 174 shqiptarë, nga të cilët, 17 janë shëruar, 151 janë në trajtim dhe 8 kanë humbur jetën. Nga rastet fatale, mosha mesatare është 65.5 vjeç sipas të dhënave të mbledhura nga BIRN ndërsa tre janë gra dhe pesë, burra.

COVID-19 po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën. Deri në mëngjesin e së Premtes, së paku 531 mijë persona janë infektuar në të gjithë botën dhe së paku 24 mijë kanë humbur jetën.

Check Also

Vjosa Osmani bën historinë, personi më i votuar ndonjëherë në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 …

Komisioni i Jashtëm i PE miraton rezolutën për Shqipërinë

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian ka miratuar këtë të enjte raportin për progresin e …

Mjeku Tritan Kalo largohet nga Komiteti Teknik i Ekspertëve

Mjeku Tritan Kalo është larguar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe këtë e ka bërë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *