Dhoma Amerikane: Të eliminohen detyrimet fiskale për të paktën tre muaj, 6 muaj për turizmin

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka kërkuar përmes një deklarate për shtyp eliminimin e detyrimeve fiskale për të paktën tre muaj, dhe për bizneset në sektorin e turizmit gjashtë muaj si dhe krijimin e një fondi të emergjencës që do të mundesojë akses në kapital (me anë të kredive të buta si dhe granteve). Këto propozime bëhen  në menyrë që bizneset të përballojnë efektin negativ të kësaj periudhe të shkaktuar nga pezullimi i aktiviteteve ekonomike për të frenuar përhapjen e koronavirusit..

Në deklaratë Dhpma thotë se është duke ndjekur me shqetësim të madh sfidat e shkaktuara nga pandemia globale e COVID – 19 dhe ofton mbështetjen e saj për të parandaluar, mbajtur nën kontroll dhe zbutur pasojat e kësaj epidemie.

“Këto nuk janë kohë të zakonshme për biznesin. Politikat qeveritare duhet të orientohen në perputhje me situatat e jashtezakonshme në të cilat po jetojmë. Në besojmë se rekomandimet tona do t’i vijnë në ndihmë të gjitha bizneseve të cilat janë demtuar financiarisht duke i lehtësuar nga detyrimet financiare të detyrueshme në kohë normale. Ne rekomandojmë plan masash si në vijim:

Kërkesë për shtyrjen e afatit ligjor për:

  • Depozitimin e pasqyrave financiare
  • Formularit për Deklarimin dhe Pagesën e tatimit mbi fitimin, si dhe;
  • Njoftimit vjetor për transaksionet e kontrolluara
  • Eliminimin e detyrimeve fiskale për të paktën tre muaj, dhe për bizneset në sektorin e turizmit gjashtë muaj
  • Krijimin e një fondi të emergjencës që do të mundesojë akses në kapital (me anë të kredive të buta si dhe granteve) në menyrë që bizneset të përballojnë efektin negativ të kësaj periudhe”.

Check Also

Sot bëhet një vit nga tërmeti më i fuqishëm që ka goditur Shqipërinë ndër dekada

Ishte ora 03:56 mëngjesin e 26 nëntorit të kaluar, kur një lëkundje e fuqishme me …

Malltezi: Rama, Ahmetaj, Blushi, Koka e Zoto janë kapur duke vjedhur 430 milionë euro, s’e mbulojnë dot me mediat e blera

Anëtari i kryesisë së PD-së, Malltezi, ka denoncuar ato që i quan pseudomedia lidhur me …

Shkollat drejt mbylljes për shkak të pandemisë

Një pjesë e nxënësve pritet të mos kthehen në klasa pas pushimeve të festave të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *