Detajet / Botuesi mori para e prona me premtimin se do nxirrte vrasësin e policit nga burgu

Të tjera detaje dalin në dritë nga arrestimi i pedagogut dhe botuesit të njohur, Henri Çili.

‘BalkanWeb’ shkruan se Prokuroria e Përmetit ka nisur hetime në shtator të 2019-ës.

Ndaj botuesit Henri Çili, Prokuroria ka ngritur akuzat e falsifikimit të dokumenteve, mashtrimit, si edhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm te organet e drejtësisë.

Prokuroria thotë se ka prova sipas të cilave Çili ka tentuar të ndikojë te gjyqtarë në jug pasi ka tentuar të përvetësojë pasuri përmes mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Sipas këtyre provave Çili i mori shuma të konsiderueshme parash, apartament, dyqan dhe prona të tjera Adil Alikos me premtimin se do e ndihmonte ta nxirrte të birin Arbion Aliko nga burgu.

Çili dyshohet nga përgjimet se i ka premtuar lazaratasit, që do të ndikonte në vendimin e gjykatës.

Seksioni i hetimit në Policinë Gjirokastër ka ndërmarrë një operacion që është shtrirë në disa qytete. Ka bërë kontrolle në banesa ku veç të tjerash janë sekuestruar edhe armë e municione.

Arbion Aliko është dënuar me burg përjetë për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, ndërkohë që vëllai i tij është dënuar me 20 vite.

Ibrahim Basha mbeti i vrarë në Lazarat, gjatë aksionit për të kapur grupin kriminal që kishte nisur të shtënat ndaj policisë lokale, pas operacionit antikanabis në këtë fshat në 2014-ën.

Gjatë këtij aksioni u plagosën edhe dy kolegë të tij Jetmir Isaj dhe Perlat Hamitaj.

Check Also

Falsifikuan dokumentet, 3 të arrestuar, mes tyre drejtori i Zyrës së Tokës në Qarkun Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy funksionarë publik të akuzuar për falsifikim të …

Urdhri i parë i Gledis Nanos për drejtuesit e qarqeve: Paguani policët për punën jashtë orarit, lekët të merren nga paratë e konfiskuara nga krimi

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka marrë vendimin e parë që …

Komisioni për inceneratorët hiqet nga votimi me dakordësi mes PS dhe PD

Opozita dhe mazhoranca ranë dakord të enjten që të heqin nga rendi i ditës dhe …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *