Deputeti urdhërohet nga gjykata të mos dhunojë më gruan dhe djalin dhe të qëndrojë 200 m larg shtëpisë

Kujtim Gjuzi, kryetari i Partisë Konservatore dhe deputet liste i Parlamentit Shqiptar, është urdhëruar nga gjykata ti qëndrojë 200 metra larg bashkëshortes dhe djalit të tij, 16-vjeçar.

Kjo pasi, Kujtim Gjuzi, është denoncuar në policinë e Tiranës nga gruaja me inicialet M.K. dhe djali H.Gj, për dhunë në familje.

Si pasojë e një konflikti në familje, Kujtim Gjuzi, besohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij 16, vjeçar të cilët më pas e kanë denoncuar në polici dhe më pas i janë drejtuar gjykatës së Tiranës, duke kërkuar një Urdhër-Mbrojtje.

Gjyqtarja Kaçe Agolli, ka pranuar kërkesën e nënë e bir, duke i pajisur me urdhrin e mbrojtjes.

Në vendimin e saj gjyqtarja Agolli urdhëron deputetin Kujtim Gjuzi të mos kryejë dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit.

Gjithashtu në vendim thuhet dhe ndalohet që deputeti Kujtim Gjuzi të mos shkojë dhe hyjë dhe as mos qëndrojë në apartamentin në pronësi të gruas dhe djalit, në një distancë prej 200 metra.

Po kështu nëpërmjet këtij vendimi të gjykatës së Tiranës, urdhërohet që të dyja palët si deputeti Kujtim Gjuzi dhe gruaja e tij, të bëjnë përpjekje maksimale për ti siguruar fëmijës së tyre H.Gj, qetësi dhe të mos e përfshijnë fëmijën në problematikat e tyre.

Një tjetër pikë e vendimit është dhe një urdhëresë që i lëshohet komisariatit nr. 1 në Tiranë, të cilës sipas vendimit të gjykatës duhet të shoqërojnë deputetin Kujtim Gjuzi për të tërhequr sendet personale nga apartamenti në pronësi të gruas.

Mësohet se ky vendim tashmë është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Tiranë.

Vetë deputeti Gjuzi, është person ligjbërës në parlament ku në ditët në vijim pritet të votojë paketën ligjore për ashpërsimin e dënimit të dhunuesit e grave.

Gjuzi në një reagim shkruan se nuk i ka dhunuar kurrë ata, ndërsa e cilëson denoncimin një nxitje nga motra e bashkëshortes e cila, thotë ai, është denoncuar në polici prej tij.

“Kujtim Gjuzi deklaroj me përgjegjësi: S’kam dhunuar kurrë djalin e bashkëshorten që ndikohet nga motra e kallëzuar në polici nga unë”, shkruan Gjuzi në rrjete sociale.

Check Also

Çmendet qeveria, koncesion i ri 200 milionë dollarë për kolaudimin

Klodian Tomorri Pak ditë më parë përmes një shkrese zyrtare, Ministria e Infrastrukturës ka urdhëruar …

Përfundon faza e tretë e BKH-së

35 kandidatë dorëzojnë formularin e pasurisë Përfundon procesi i deklarimit të formularëve të pasurisë për …

Policët e policëve, pr/ligji shkrin SHÇBA, krijohet super-agjencia në dorë të Ministrit të Brendshëm

Ministria e Brendshme ka hedhur për konsultim publik projektligjin për krijimin e Agjencisë së Mbikëqyrjes …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *