Denoncimi i qytetares nga Vlora: Si ma mori shtëpinë vëllai i gjyqtarit Alaudin Malaj!

Rezarta Bala, nga Vlora, pas disa vitesh emigrimi në Itali, vendosi që në vitin 2012 të blinte një apartament në qytetin e saj të lindjes.

Të gjitha kursimet ajo i çoi për këtë shtëpi duke e shlyer përfundimisht vitin e kaluar.

Pallati ku gjendet banesa e saj ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë, Vlorë.

Rezarta është nënë e dy fëmijëve, një vajzë dhe një djali.

Vitin e kaluar ajo vendosi të kthehej në Shqipëri për të jetuar këtu.

Sistemoi shtëpinë dhe filloi të jetonte në të.

Por kaluan vetëm pak muaj dhe për Rezartën filluan problemet.

Ndërtuesi, pas një konflikti me pronarin e truallit, pretendon që ajo banesë nuk i takon Rezartës dhe për pasojë ajo duhet të dalë jashtë.

Ndërkohë sipas pronarit të tokës, ajo banesë ishte pjesë e marrëveshjes me ndërtuesin së bashku me disa apartamente të tjera që ai ka në pronësi brenda kësaj ndërtese.

Pronari ia ka shitur Rezartës. Ndërtuesi i thotë Rezartës dil jashtë (dhe prej dy javësh e ka nxjerr jashtë me dhunë).

Pronari i truallit është Mentor Mustafaraj. Pallati është ndërtuar nga firma “Rigers Konstruksion” me administratore Edlira Malaj (bashkëshortja e gjyqtarit Alaudin Malaj).

Për shtetasin Agron Malaj (vëllai i gjyqtarit Alaudin Malaj), i cili është përfaqësues jo ligjor i firmës “Rigers Konstruksion” ai pretendon se të gjitha hyrjet që i përkasin Mentorit (pronarit të truallit) ligjërisht, sipas atij i përkasin firmës.

Rezarta thotë se e ka likuiduar të gjithë shumën e blerjes së apartamentit në dt 08/10/2019 nëpërmjet bankës.

Ndërkohë Bala prej datës 13 shkurt është pa shtëpi. E vetme, me dy fëmijë gjendet në mes të katër rrugëve.

Bala akuzon Agron Malaj se, së bashku me dy persona të tjerë, i kanë shkuar në shtëpi, duke dhunuar banesën dhe nxjerr orenditë shtëpiake jashtë dhe gjithashtu i akuzon për vjedhje.

Rezarta i është drejtuar policisë së Vlorës ku ka bërë kallëzim ndaj shtetasit Agron Malaj, por sipas saj ky organ nuk ka vepruar.

Bala shprehet se Agron Malaj ndihmohet nga fakti që është vëllai i gjyqtarit të Apelit, Tiranë, Alaudin Malaj.  Sipas saj, Alaudin Malaj ndikon drejtpërdrejt që policia mos të veprojë.

Ndërkohë vetë gjyqtari, në një intervistë televizive të disa muajve më parë është shprehur se është kërcënuar nga shtetasi Mentor Mustafaraj, i cili sipas gjyqtarit, me ndihmën e oficerëve të Policisë së qytetit, ka ndërhyrë me dhunë në godinën në pronësi të kompanisë së bashkëshortes së tij, dhe ka pushtuar një apartament.

Ai i referon Këshillit të Lartë Gjyqësor këtë kërcënim serioz për jetën e tij. “Shtetasi Mentor Mustafaraj më ka kërcënuar me armë. Por, megjithëse ai e hodhi pistoletën në sytë e punonjësve të policisë, ndaj tij nuk u bë as, arrestim, as ndalim, madje as shoqërim, por vetëm e pyet, pavarësisht kallëzimit tim”, shprehet gjyqtari Malaj. Sipas tij, kjo tregon se Mustafaraj “ka nxitjen dhe mbështetjen e autoriteteve policore për kërcënimin dhe eliminimin tim fizik”, thotë Alaudin Malaj.

Rezarta Bala shprehet se nuk ka asnjë konflikt me personin të cilit i ka apartamentin, por me familjen Malaj, e cila e ka nxjerr nga banesa pa të drejtë edhe pse ajo i ka të gjitha dokumentet që është pronare e asaj shtëpie.

Bala ndihet e vetme në këtë situatë. Familja Malaj e ka lënë pa shtëpi. Shteti sipas saj nuk reagon dhe ajo ndihet e pambrojtur.

Biseda e zhvilluar në redaksinë e gazetës Dita me Rezartën është si më poshtë:

-Rezarta , cili është problemi juaj për të cilën i jeni drejtuar gazetës Dita…

Po hyj drejtë e në temë. Shtetasi Agron Malaj, vëllai i Alaudin Malaj, gjyqtari i apelit Tiranë më ka marrë me dhunë apartamentin në dt 13/02/2020. Ka shqyer derën kryesore të banesës time kur unë nuk ndodhesha aty, ka nxjerr pjesën më të madhe të plaçkave në oborrin e pallatit, pjesën tjetër m’i kanë vjedhur bashkë me 200.000 lekë të reja dhe florinjte e pagëzimit të fëmijës tim. Derën e banesës time tashmë e  kanë zhdukur duke e mbyllur me mur.

-Ju kujt ja keni blerë shtëpinë?

Shtëpinë e kam blerë nga Mentor Mustafaraj që është pronar i truallit ku është ndërtuar pallati, ai ma ka shitur me anë të kontratës së sipërmarrjes dhe aneks kontratës  që ai ka lidhur me firmën “Rigers Konstruksion” (me administrator gruan e Alaudin Malaj, Edlira Malaj) ku ai rezulton investitor.

Unë kam lidhur kontratë me Mentor Mustafaraj në dt.  06/01/2012 dhe kam likuiduar të gjithë shumën e blerjes së apartamentit në dt 08/10/2019 nëpërmjet bankës.

-Cili është personi që e pretendon banesën tuaj?

Firma e ndërtimit pretendon të marri dhe pjesën e Mentor Mustafaraj që është pronar i truallit ata nuk ja kanë dorëzuar akoma hyrjet, por ai i ka me dokumente ndërsa firma përdorë dhunë dhe shantazhe.

Agron Malaj është përfaqësues jo ligjor i firmës “Rigers Konstruksion” dhe ai pretendon se të gjitha hyrjet që i përkasin Mentorit ligjërisht, sipas atij i përkasin firmës.

Momentalisht jeni jashtë shtëpisë… si ua kanë marrë atë?

Shtetasi Agron Malaj bashkë me dy truprojat e tij D.Z dhe I.Z kanë shqyer derën e apartamentit ku unë banojë dhe më kanë vjedhur lekët, florinjtë çdo gjë që ndodhesh në shtëpi si kuzhinën, dhomën e gjumit, elektroshtëpiaket, rrobat e trupit si dhe 200.000 lekë të reja që kam pasur në shtëpi dhe florinjtë e pagëzimit të fëmijës tim dhe kanë nxjerr përjashta një pjesë të mobilieve, për këto kam pamje të kamerave të sigurisë të bizneseve që ndodhen aty pranë.

-A i jeni drejtuar institucioneve shtetërore dhe si kanë reaguar ato?

I jam drejtuar komisariatit të Vlorës ata kanë ardhur menjëherë aty, por nuk janë lejuar nga Agron Malaj me anë të mashtrimeve kanë pritur një ditë që të ngjiteshin lartë në katin ku ndodhet apartamenti dhe aty kanë konstatuar se dera e apartamentit nuk ekzistonte më ishte mbyllur me mur.

Komisariati, megjithë shkeljet e vërtetuara me pamje filmike dhe vetë të pranuara hapur nga shtetasi Agron Malaj nuk ka proceduar as për arrestimin e tij për shkeljet e veprave penale që ka kryer, por edhe asgjë nuk kanë bërë. Kam bërë kallëzim në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit, kam takuar në Tiranë drejtorë dhe funksionarë të tjerë që më kanë thënë që ishin në dijeni të gjithçkaje që kishte ndodhur dhe sikur vunë diçka në lëvizje, por prapë deri më sot asgjë nuk është bërë unë bashkë me fëmijët jemi prapë në mes të rrugës po njësoj dhe plaçkat e mia.

Po tani, në shtëpi kush banon?

Tani nuk e di fare se kush banon aty mbasi dy truprojat e Agron Malaj nuk më lejojnë fare të hyjë në pallat. Ata kriminela më shajnë dhe me provokojnë, më thonë se s’kam më hyrje aty dhe më thonë të largohem po njësoj kam bërë kallëzime dhe për ata në polici dhe policia thotë që ne nuk i bëjmë dot gjë.

Alaudin Malaj
Alaudin Malaj

-Ju akuzoni shtetasin Agron Malaj apo jo, a e njihni atë?

Shtetasin Agron Malaj e njohë mbasi ai ka disa muaj që me persekuton që kur kam hyrë në apartamentin tim deri më sot. Ai ka ushtruar dhunë fizike (kam pamje filmike për këtë ) dhe dhunë psikologjike që unë të lija apartamentin, kam bërë kallëzim shumë herë në polici dhe prapë policia nuk ka bërë asnjëherë asgjë kundrejt tij, edhe me pamjet filmike të ushtruara ndaj një femre ja hodhi.

-Pse mendoni se i favorizohet dhe shteti nuk reagon?

Këtë gjë e kam vërtetuar në të gjithë këtë periudhë ku, Agron Malaj, çfarë nuk më ka bërë dhe nuk është ndëshkuar asnjëherë, por edhe më shumë për ndërhyrjet që ka bërë vëllai i tij nga lartë kështu kam dëgjuar nëpër institucione këtu kam rastisur që të dëgjoja që thoshin hapur “KA MARR AI NGA LARTË”.

-Tani cila është gjendja juaj…?

Gjendja ime është kritike. Unë ndihem në mes të katër rrugëve me fëmijë të mitur me plaçkat në mes të rrugëve ndihem si e dhunuar jo vetëm nga këta kriminelë që e kanë mënyrë jetese këtë, por edhe nga shteti që më ka sjell vërdallë dhe nuk ka bërë gati asnjë gjë, për më tepër Agron Malaj atë apartament me anë të një kontrate fiktive firma “Rigers Konstruksion” ja ka hedhur këtij të fundit me anë të një kontrate të rreme tek noterja Mirela Gjonçaj në Vlorë, pa derdhur asnjë lekë në bankë dhe vetë noterja kur unë i kam shkuar ka kuptuar që ishte e rreme, në polici kam bërë kallëzim dhe ndaj noteres.

Së fundmi kam thirrur dhe gazetarë në Vlorë dhe sa kanë ardhur dhe kanë parë që bëhej fjalë për familjen Malaj ata kanë ikur me vrap. Kjo familje nuk pyet, kanë kriminelë rreth tyre dhe këtu në Vlorë po bëjnë çfarë të duan për ligje dhe njerëz as qe nuk pyesin fare ju lutem të bëni diçka për të nxjerr këta që të gjithë të kuptojnë se ku jemi se çfarë bëhet .

Marrë nga gazeta DITA

Check Also

Atentati ndaj 42-vjeçarit në Lezhë policia pyet disa dëshmitarë

Policia e Lezhës ka shoqëruar disa persona në lidhje me atentatin e të martës në …

Venecia kritikon socialistët për ndryshimet e njëanshme në kushtetutë

Komisioni i Venecias shprehu keqardhje për procedurën e ndjekur nga Partia Socialiste dhe mbështetësit e …

Mirel Mërtiri, padi kundër BIRN Albania për dëm ‘moral dhe ekzistencial’

Me pretendimin se raportimi për lidhjet e tij me koncesionet e trajtimit të mbetjeve urbane …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *