Del për gjueti mëllenjash, por qëllon me çifte komshiun

Enver Jamaku është një 32-vjeçar që preferon gjuetinë e mëllenjave. Por nuk janë mëllenjat që i hapën probleme me policinë, por komshiu. Kjo pasi shtetasit B. Lila mjekët i hoqën saçmet në trup, policia e pyeti burrin se ku ishte dëmtuar me armë zjarri. Ai tregoi emrin e Enver Jamakut, i cili kishte menduar se ai po i shkrepte fotografi teksa po gjuante mëllenja dhe për këtë shkak e kishte qëlluar me çiften e gjyshit.

Siç mësohet nga Komisariati Nr.6, Enver Jamaku jeton në Tiranë, por për të ndjekur pasionin e gjuetisë ai udhëton shpesh në fshatin Zall Bastar i Mesëm, ku edhe ka prindërit. I pyetur nga policia për ngjarjen në fjalë në procesverbalin e firmosur nga oficeri i policisë gjyqësore Erlin Milo, 32-vjeçari tregon se si nisi sherri jo për mëllenjat, por për fotografinë.

Enver Jamaku: Në banesën e prindërve ka qenë një armë që ishte e gjyshit që e ka pas përdorur para shumë kohësh. Rreth orës 15.00 shkova poshtë banesës që kemi në fshat dhe gjeta një vend ku gjendej një pemë që quhet hurth se aty rrinë mëllenjat. Këto toka ku shkova për gjueti janë të shtetasit G. Lila, dhe kur isha duke pritur për mëllenja pashë që u afrua Besim Lila dhe me telefon në dorë tentoi të shkrepë një fotografi. E kuptova dhe menjëherë i thashë “Përse po më bën fotografi”. Por ai nuk foli dhe u largua menjëherë prej aty.

Siç shpjegohet më pas në materialin e policisë, gjahtari ka nisur të vëllain si negociator në familjen Lila, pasi komshinjtë kanë marrëdhënie të mira dhe nuk kanë asnjë mosmarrëveshje. Vëllai ka kërkuar ndërkohë fshirjen e fotografive, që pala tjetër ka mohuar të ishin shkrepur.

Gjahtari shton: “Shkova sërish në vendin e gjuetisë për mëllenja dhe sërish Besimi ishte aty. Pashë gjithashtu se aty rrotull kishte mëllenja dhe qëllova. Por pashë që edhe Besimi u largua me vrap, m’u duk sikur e kishte kapur një saçme”.

Por policia mendon që i riu ka qëlluar me qëllim ndaj fqinjit, pasi synonte ta trembte, por gjithashtu kishte edhe inatin e fotografisë. Policia shton në materialin që Gazeta “Si” disponon se gjahtari do të përcillet për hetime mbi veprën e kanosjes.

Por çfarë thotë i dëmtuari?

“Unë nuk e di pse Enveri e bëri këtë veprim, por mendoj që ka qëlluar në një moment dobësie, ndaj nuk dua ta ndjek nga ana ligjore. Theksoj se nuk është hera e parë që Enveri qëllon me çifte teke për të vrarë mëllenja. Madje kur erdhi i vëllai dhe na pyeti për fotografitë , i thashë ‘çfarë fotosh’, pasi nuk kisha bërë asnjë foto. Por ndërkohë shtova dhe i kërkova që të bënin kujdes, pasi Enveri e tepron ndonjëherë në gjueti. Kur Enveri qëlloi me çifte ishte në një distancë prej 40 metrash largësi, saçmet më kapën poshtë gjurit ku edhe dallohet e dëmtuara e vogël. Pas kësaj Enveri u largua me shpejtësi”.

Policia evidenton se pas ngjarjes i riu ka hedhur në shkurre armën e gjyshit dhe është larguar nga vendngjarja. Dhe kur është rikthyer Tirana ai nuk e ka gjetur armën. Për të gjithë këtë ngjarje policia shkruan se veç kanosjes 32-vjecari duhet të hetohet edhe për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut.

Check Also

Sot bëhet një vit nga tërmeti më i fuqishëm që ka goditur Shqipërinë ndër dekada

Ishte ora 03:56 mëngjesin e 26 nëntorit të kaluar, kur një lëkundje e fuqishme me …

Malltezi: Rama, Ahmetaj, Blushi, Koka e Zoto janë kapur duke vjedhur 430 milionë euro, s’e mbulojnë dot me mediat e blera

Anëtari i kryesisë së PD-së, Malltezi, ka denoncuar ato që i quan pseudomedia lidhur me …

Shkollat drejt mbylljes për shkak të pandemisë

Një pjesë e nxënësve pritet të mos kthehen në klasa pas pushimeve të festave të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *