Covid / 5 viktima dhe 660 raste të reja, por numër i lartë testimesh

Në 24 orët e fundit janë regjistruar pesë raste fatale dhe 660 infektime të reja me Covid-19. Rastet më të shumta janë regjistruar sërish në Tiranë, Vlorë dhe Durrës. Në total janë rreth 3700 testime.

Ministria e Shëndetësisë thotë se po në 24 orët e fundit janë shëruar 386 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 39,246 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 271 pacientë, 31 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (14 Janar 2021)
Raste të reja ditore 660
Të shëruar në 24 orë 386
Të shtruar në spitale 271
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3695
Testime totale 304,108
Raste pozitive 65,994
Raste të shëruara 39,246
Raste Aktive 25,487
Humbje jete 1261

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 14720
Fier 1846
Shkodër 1388
Durrës 1390
Lezhë 1023
Vlorë 1032
Korçë 933
Elbasan 966
Berat 827
Dibër 528
Gjirokastër 463
Kukës 371

Check Also

Disa njerëz në Shqipëri janë të paprekshëm nga Covid-19

Djali i saj pesë vjeçar, dy prindërit e bashkëshortit dhe ai u infektuan të gjithë …

19 të vdekur, 986 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 19 të vdekur si …

Po nëse në fletën e votimit vendosim opsionin ‘asnjë nga partitë’

Nga Irena Beqiraj Afrimi i zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, siç edhe pritej, po shoqërohet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *