Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 28 raste të reja me koronavirus nga 149 teste (2396 në total) që janë bërë, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 361.
Mes 28 personave që kanë rezultuar të prekur me COVID-19 është edhe një fëmijë.
Krahasuar me ditën e djeshme, ku ishin 29, sot është regjistruar një i infektuar më pak.
Një lajm i mirë përsa i përket të shëruarve, pasi numri është rritur me 5 në 24 orët e fundit, duke e dërguar në 104 në total.
Aktualisht në dy spitalet COVID ndodhen 71 pacientë, prej të cilëve 64 te Infektivi nga të cilët 5 në terapi intensive dhe një i intubuar, ndërsa të tjerët e Sanatoriumi.
Ndërkohë që numri i viktimave arriti në 20 me 3 rastet që u shënuan në 24 orët e fundit.
Dje ndërruan jetë dy persona në Tiranë dhe një në Shkodër duke rënduar akoma më shumë bilancin.
Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se rritja e numrave gjatë ditëve të fundit lidhet me mos respektimin e rregullave nga qytetarët.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 174 raste
– Durrës 36 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 10 raste
– Fier 25 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 38 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 1 rast
– Has 9 raste
– Krujë 5 raste
–Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste