Covid-19, KLGJ mbyll për dy javë gjykatat

Këshilli i Lartë Gjyqësorë vendosi të martën mbylljen e gjykatave si masë kundër përhapjes së virusit Covid-19, ndërsa njoftoi vijimin e punës për të shqyrtuar masat e sigurisë dhe procest e ngutshme të kërkuara prej palëve, por pa prani të publikut. Masa është vendosur për dy javë.,

“Pezullimin e veprimtarisë dhe shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat e vendit, të juridiksionit të përgjithshëm dhe të posaçëm, për shkak të situatës së krijuar nga infeksioni i përhapur Covid-2019”, thuhet në njoftimin e KLGJ.

Sipas të njëjtit njoftim nga pezullimi përjashtohen shërbimet gjyqësore, që lidhen me “çështje me natyrë të ngutshme, të vlerësuara si të tilla rast pas rasti nga gjyqtari” dhe seancat e vlerësimit të masave të sigurisë, seancat në të cilat janë kërkuar ose zbatuar masat e sigurisë me burg, “dhe kur të arrestuarit, të pandehurit, ose mbrojtësit e tyre e kërkojnë shprehimisht që të vijohet me shqyrtimin e tyre”.

KLGJ vendosi po ashtu që publiku nuk mund të jetë i pranishëm në këto seanca. “Në çdo rast nga ana e gjykatës duhet të shmanget prania e publikut në zhvillimin e seancave gjyqësore”, thuhet në njoftim.

Menjëherë pas identifikimit të rasteve të para më Covid-19, qeveria njoftoi mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, ndërsa është kërkuar shmangia e grumbullimeve dhe janë ndaluar tubimet apo ndeshjet e futbollit në prani të tifozëve.

Ministria e Shëndetësisë raportoi të martën 10 raste pozitive, prej të cilave 8 janë raste që kanë të bëjnë me të infektuarit e identifikuar të dielën dhe të hënën, ndërsa dy janë raste të reja, që nuk kanë lidhje me ta. Ministria tha se gjendje e të infektuarve është normale, ndërsa këshilloi shmangien e daljeve dhe higjenë. Autoritetet rekomandojnë që personat që kanë dyshime të mos shkojnë në spital, por të njoftojnë urgjencën në numrin 127.

Check Also

Raporti i KLSH: Astrit Hado drejtori i ISSH shkakon dëm ekonomik 172 milion lekë në buxhetin e shtetit

Raporti nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka zbuluar se janë shkaktuar -172 milion lekë …

Rusët, një histori me spiunazh? Çfarë dimë deri tani për vdekjen e 4 turistëve në Qerret

Prej të premtes, hetuesit më të lartë në vend janë rikthyer disa herë në resortin …

Cili është dallimi mes “licencimit” dhe “akreditimit” të një laboratori ‘Covid’

Para disa ditësh, për Kontrollin e Lartë të Shtetit, pandemia COVID 19 në Shqipëri mund …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *