Confindustria kërkesë qeverisë: Shtyni afatin e regjistrimit të pronarëve deri më 30 qershor

“Confindustria” i ka bërë kërkesë qeverisë shqiptare që të shtyhet afati i shpalljes së pronarëve përfitues të bizneseve deri më 30 qershor.

Shoqata në kërkesën e saj shpjegon se investitorët e huaj në vend mund të vonojnë regjistrimin e tyre lidhur me situatën e krijuar nga Covid-19 duke marrë parasysh që është periudhë e ngarkuar kur kompanitë përpunojnë dhe publikojnë pasqyrat financiare.

Sipas Confindustria, 30 ditë është kohë e pamjaftueshme për një kompani të huaj që të mbledhë të gjithë dokumentat, t’i apostilojë, t’i përkthejë në shqip dhe t’i noterizojë, prandaj kërkohet shtyrja e afatit.

Shoqata liston problemet teknike si një tjetër pengesë për tu regjistruar në sistem, i cili në rast të përfundimit të procesit pa sukses, aplikimi nuk ruhet dhe duhet të nisë nga fillimi, duke konsumuar më shumë kohë.

Check Also

Rama sulmon Metën pas SMS-ve të Gonxhes me biznesmenin: Harrove të publikosh videon ku del vëllai i Monikës

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar presidentin Ilir Meta, nga një takim me banorët e njësisë …

Vodafone gjobitet me 1 milionë e 500 mijë lekë

Gjobitet kompania “Vodafone”, për shkak se bllokon portabilitetin e numrit velular, gjë që do të …

Indeksi i 2021-shit, Shqipëria humb 15 vende në tërheqjen për investime, çalojmë në shërbime financiare

Indeksi Global i Mundësive 2021 e rendit Shqipërinë të 78-n në botë për tërheqje investimesh …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *