Ç’kuptim ka bllokimi në fundjavë?

Sot ka nisur të aplikohet faza e dytë e karantinimit me fashën orare të aktiviteteve ekonomike deri në orën 17:30. Nëse mund të shohësh lirshëm në Tiranë, disa aktivitete kishin nisur punë e disa jo. Pika të vogla shërbimi që rrinë mbyllur, ndërkohë që të tjera janë hapur. Nuk dihet si mbi ç’kriter është bërë përzgjedhja e aktiviteteve që lejohen të punojnë dhe të tjerëve që jo.

Por në çdo rast ky arbitraritet mund të jetë i justifikuar.
Çfarë nuk kuptohet është bllokimi i të drejtës për të lëvizur në fundjavë. Konkretisht edhe këtë fundjavë do të jetë bllokim total. Ky është një rregull absurd, pasi tolerimi i lëvizjes gjatë javës eventualisht hap rrugët e transmetimit të infeksionit. Cili është kuptimi më tej i mbylljes në fundjavë?

Por ka edhe një aspekt tjetër. Raportimi zyrtar i IShP-së na thotë se në Tiranë të paktën vatrat janë të gjitha rrathë familjarë kontakti dhe nuk ka vatra të reja. Pra edhe karantinimi i plotë nuk e ka bllokuar sjelljen jo të shëndetshme të disa njerëzve. Sërish pyetja lind: ç’kuptim ka bllokimi në fundjavë?

Check Also

Bagazhet e humbura: Ku shkojnë dhe si ruhen në Aeroportin e Rinasit?

Njerëzit shpenzojnë shumë para në “Duty Free”, por jo pak herë harrojnë në avion ato …

Plan për të sulmuar Vis Martinaj, një shef në Policinë e Shtetit jepte informacion te “Doqja” e vëllezërit Duka

Sigurimi i informacioneve për lëvizjet jashtë shtetit të Ervis Martinaj dhe kalimin e tyre tek …

Rama ‘vodhi’ idenë e Erdogan/ Ku do i gjejë KM shqiptar 1 miliardë dollarë për 2 satelitët?!

“Qeshni, qeshni ju, po do e shikoni”, me këto fjalë iu drejtua kryeministri Edi Rama …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *