Çifti rezulton me koronavirus, Bashkia e Roskovecit: Të gjithë banorët e fshatit të vetëkarantinohen!

Fill pasi një çift rezultoi pozitiv me koronavirus, Bashkia e Roskovecit u bën thirrje urgjente banorëve të fshatit Mbërs të vetëkarantinohen.

Nisur nga çfarë shkruhet në njoftimin e bashkisë, burri dhe gruaja kanë patur histori udhëtimni me Italinë, si dhe pas kthimit, kontakte të ngushta në fshat.

📌📌📌Njoftim i rëndësishëm!
Në vijim të masave të ndërmarra për parandalimin e virusit COVID-19 dhe në bashkëpunim të ngushtë me Q Sh të Bashkisë Roskovec ,
ju njoftojmë se kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus #COVID1, dy banorë të fshatit Mbërs, Njësia Administrative Kurjan.
Çifti i bashkëshortëve G & S Misiraj, i janë nënshtruar testimit për COVID-19 dhe kanë rezultuar pozitiv.

Kjo familje ka pasur histori udhëtimi në Itali.
📌📌📌Bashkia Roskovec i bën thirrje URGJENTE të gjithë banorëve të fshatit Mbërs të vetë- izolohen, duke qenë se familja Misiraj ka pasur kontakte të ngushta me banorët e fshatit.
Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithëve për të kuptuar rëndësinë e kësaj situate dhe respektimin e rregullave bazë:
�qëndrimin në shtëpi dhe higjienë maksimale personale për veten dhe të tjerët.
❗❗Kjo është një “luftë” që na përket të gjithëve, kujdesuni për veten dhe miqtë tuaj pasi kështu do të mund të mbrohemi të gjithë.
Urojmë shërim sa më të shpejtë çiftit Misiraj.
Zoti qoftë me ne ! 🙏
#JoPanik #Kujdes #qendroninështëpi #Vetëizolohu

Check Also

Zelli i tepërt i socialistëve kuksianë vë në siklet kryeministrin Rama

Kryeministri Edi Rama duket se u vu në siklet të premten para opinionit publik pasi …

Kukësi i heq titullin “Nder i Qarkut” publicistit kosovar Veton Surroi

Publicistit dhe politikanit kosovar Veton Surroi, i hiqet titulli “Nderi i Qarkut Kukës” i dhënë …

“Lëvizni me urgjencë”, Kim flet për mbledhjen e KED dhe përsërit thirrjen

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ripërsërit edhe njëherë thirrjen për politikën shqiptare se …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *