Çdo javë tampon nga mësuesit dhe studentët që refuzojnë vaksinën

Rriten infektimet nga përhpaja e variantit Delta, por kufizimet për qytetarët nuk ndryshojnë. Komiteti i Ekspertëve la në fuqi masat ekzistuese si dhe publikoi të dhënat në lidhje me situatën aktuale.

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, ekspertët u bënë thirrje institucioneve arsimore që të respektojnë protokollet anti-Covid. Ndërsa mësuesit dhe studentët që refuzojnë kryerjen e vaksinës, çdo javë duhet të bëjnë tamponin për të provuar negativitetin ndaj Covid-19.

Të pyetur nga A2 CNN në lidhje me blerjen e certifikatës anti-Covid në pikat e vaksinimit, ekspertët nuk e mohuan fenomenin. Ata e cilësuan kriminale, ndërsa u shprehën të hapur për të bashkëpunuar me organet hetimore.

Zyrtarisht, 42% e popullsisë në vend ka marrë dozën e parë anti-Covid, ndërsa 32% janë vaksinuar me të dyja dozat. Mjekët nuk përjashtuan rastet e humbjes së jetës edhe tek të vaksinuarit, por kjo, sipas mjekëve të Spitalit Infektiv, ka ndodhur tek pacientët me sëmundje të rënda shoqëruese.

Check Also

Falsifikuan dokumentet, 3 të arrestuar, mes tyre drejtori i Zyrës së Tokës në Qarkun Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy funksionarë publik të akuzuar për falsifikim të …

Urdhri i parë i Gledis Nanos për drejtuesit e qarqeve: Paguani policët për punën jashtë orarit, lekët të merren nga paratë e konfiskuara nga krimi

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka marrë vendimin e parë që …

Komisioni për inceneratorët hiqet nga votimi me dakordësi mes PS dhe PD

Opozita dhe mazhoranca ranë dakord të enjten që të heqin nga rendi i ditës dhe …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *