BKH hetime Renardo Nallbanit, akuza për pastrim parash me Aleksandër Frangaj dhe krim të organizuar (Dokumentat)

Byroja Kombëtare e Hetimit pritet të nis hetimet për një sërë personazhesh të botës së krimit, të lidhur ngushtësisht me politikën apo me biznesmenë të ndryshëm.

Një prej tyre është dosja e Renardo Nallbanit, pjesë e bandës së Lushnjes, i dënuar në 28 prill 2008 në mungesë, nga Gjykata e Apelit të Torinës në Itali, për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike” dhe “drejtim i organizatave kriminale”.

Renardo Nallbani
Renardo Nallbani

Nallbani është një nga njerëzit më të përfolur në botën e krimit, pasi ai ishte nën përgjim nga autoritetet italiane që në vitin 2003. Asokohe teksa përgjonin kreun e bandës së Lushnjes, Aldo Baren, del në pah edhe Nardi (Renardo Nallbani), i cili po ngarkohej me detyrë për të ekzekutuar një person.

“Nardi e kishtë bërë shumë mirë mëpërpara këtë gjë, me material origjinal (pushkë me silenciator) dhe me atë nuk mund të gabonte”– thuhej në përgjime, duke iu referuar një atentati për vrasje.

 

 

Në foto pjesë e transkiptit të përgjimeve italiane
Në foto pjesë e transkiptit të përgjimeve italiane

Ai është arretuar 12 qershor të vitit 2014 nga Policia e Shtetit, për të kryer për pak vite burg në Shqipëri, për dënimin e Gjykatë së Apelit të Torinos. Me të dalë nga burgu, Renardo Nallbani krijoi një perandori pronash të patundshme dhe pasuri monetare, kjo edhe falë lidhjeve me Aleksandër Frangaj.

Nallbani ka për vajzë daje, Alba Ginën (Frangaj), bashkëshorten e pronarit të TV Klan, Aleksandër Frangaj. Falë këtij të fundit, Nallbani ka arritur të ketë një vilë pranë Rolling Hills si dhe të marrë koncesionin e Kargos në Aerportin e RINAS-it.

Raportet mes Renardo Nallbanit, Alba Ginës, Erion Ginës si dhe Aleksandër Frangaj, janë të njohura publikisht, për bashkëpunimin që kanë në biznes me njëri-tjetrin.

Një pjesë e mirë e pallateve dhe resorteve që po ndërton Frangaj, janë burim i parave të Nallbanit, të fituara nga trafiku i drogës. Kujtojmë këtu pallatin që po ndërtohet tek Lyon Park dhe vilat në Palasë, ku indirekt kanë pronar Renardo Nallbanin.

Kjo është edhe një nga shkaqet që Ambasada Amerikane i ka hequr vizën familjes Frangaj, për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi është evidentuar lidhja mes pronarit të TV Klan dhe botës së krimit./Almedia Post

 

Check Also

Vodafone gjobitet me 1 milionë e 500 mijë lekë

Gjobitet kompania “Vodafone”, për shkak se bllokon portabilitetin e numrit velular, gjë që do të …

Indeksi i 2021-shit, Shqipëria humb 15 vende në tërheqjen për investime, çalojmë në shërbime financiare

Indeksi Global i Mundësive 2021 e rendit Shqipërinë të 78-n në botë për tërheqje investimesh …

“BE-ja do sjellë në Shqpëri 145 mijë doza vaksina anti-covid në periudhën maj-gusht” – Von der Leyen e shkruan shqip mesazhin

Nga maji deri në fund të gushtit në Shqipëri do vijnë 145 mijë doza vaksine …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *