Bizneset që u shitën në 2019, Konkurrenca: Nga hidrokarburet, tek mediat e telefonia celulare

Në vitin 2019 të paktën 8 biznese shqiptare kanë kërkuar autorizim pranë Autoritetit të Konkurrencës për të vijuar me procedurat e përqendrimit apo shit-blerjes. Sipas ligjit këto biznese duhet të njoftojnë autoritetin i cili bën një analizë nëse përqendrimi bie ndesh me rregullat e konkurrencës dhe nëse ndodh kështu nuk miraton transaksionin. Të dhënat e vitit të shkuar tregojnë se vetëm 19 për qind e transaksioneve të njoftuara pranë Konkurrencës ishin në tregun e brendshëm ndërsa pjesa më e madhe prej 38 për qind janë në tregun e jashtëm.

“38% e rasteve të njoftuara janë transaksione që kanë ndodhur në tregun e jashtëm, 16 vendime autorizimi; 19% e rasteve të njoftuara janë transaksione, që kanë ndodhur në tregun shqiptar, 8 vendime autorizimi; 43% janë njoftime, të cilat nuk kanë përmbushur kriteret për t’u autorizuar nga KK, 18 vlerësime ligjore” nënvizoi Autoriteti i Konkurrencës në raportin vjetor të vitit të shkuar.

Sa i takon sektorëve ku janë bërë këto transaksione vlerësohet se 4 prej tyre i takojnë mjeteve motorikë dhe pjesë këmbimi, pasuar nga media, transmetim argëtim, hidrokarbure, infrastrukturë dhe shërbime të transportit ajror, pajisje elektronike dhe softe.

Në tregun financiar ka vijuar një tjetër transaksion në vazhdën e disa ndryshimeve që po bëhen prej vitesh ku banka të ndryshme janë shitur apo blerë. Në këtë treg, gjatë vitit 2019 janë vlerësuar 7 transaksione të ndodhura, nga të cilat 3 prej tyre kanë kaluar në procedurat e vlerësimit të përqendrimit, ku 1 transaksion ka ndodhur në tregun shqiptar. Bëhet fjalë për përftim kontrolli e Tirana Bank nga Balfin SHPK.

Të tjera transaksione që bien në sy ishin ajo e Shoqëria Skysea B.V. me shoqëria Tosk Energji SHA, Telekom Albania SHA nga shoqëria Albania Telecom Invest AD, ALH Group SHPK me Lufthansa Industry Solutions AS GmbH KK apo Digicom SHPK me Albanian Telecommunications Union SHPK.

Check Also

Rama: OSBE, mision i suksesshëm, tani duam Këshillin e Sigurimit në OKB

Shqipëria e vlerëson të suksesshme Presidencën e OSBE-së, pavarësisht vështirësive që dolën përgjatë këtij viti …

18 të vdekur, 801 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë ndërruar …

SPAK dërgon për gjykim çështjen ndaj ish-drejtorit të Tatimeve Korçë

Struktura e Posaçme Anti Korrupsion, SPAK, njoftoi të premten se kishte dërguar për gjykim në …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *