Bashkia Tiranë anulon tenderin e rindërtimit të shtëpive që u dëmtuan nga tërmeti

Bashkia Tiranë ka anuluar tenderin e rindërtimit të rreth 900 shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Njësoj si tenderi i ngjashëm i Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH) për rindërtimin e 2 500 shtëpive, edhe tenderi i Bashkisë është anuluar për shkak se “asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputheshin me kriteret e përcaktuara”.

Anulimi është zyrtarizuar në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike (APP).

Tenderi prej 1,8 miliardë lekësh, ose ndryshe €14 milionë, u hap më 12 mars dhe kishte si afat për dorëzimin e ofertave 23 marsin.

Në të dyja tenderat mungesa e transparencës, për të treguar kompanitë pjesëmarrëse, apo arsyetim të shtjelluar të skualifikimit të ofertave ngrenë pikëpyetje rreth fatet e projekteve.

Deri më sot qeveria ka ecur përpara me projektet duke vendosur 3 modele shtëpish (parafabrikate 1+1, 2+1 dhe 3+1).

Modelet parafabrikate cilësohen zgjidhje e mirë për ndërtime masive pasi ul kostot e materialeve dhe përshpejton ndërtimin.

Për tenderin e FSHZH pati raportime në media se ishte anuluar për shkak të kostos së lartë të parafabrikimit të moduleve të shtëpive dhe se po shqyrtohej ideja e ndryshimit të kushteve.

Ndryshimi i kushteve mund të sjellë ndryshimin edhe të projekteve, çka do të kërkojë të tjera para, tjetër zgjatje në kohë dhe procedura.

Në fillim të muajit mars, Ministri Arben Ahmetaj deklaroi se qeveria kishte ndarë 8,7 miliardë lekë fonde (rreth €72 milionë) për FSHZH dhe Bashkinë Tiranë, të cilat si njësi zbatuese do të rindërtonin rreth 3,400 shtëpi:

  • FSHZH 2 500 shtëpi: 683 shtëpi 1+1, 972 shtëpi 1+2 dhe 845 shtëpi 1+3;
  • Bashkia Tiranë 889 shtëpi: 312 shtëpi 1+1, 334 shtëpi 2+1 dhe 243 shtëpi 3+1;                                                                                                                                                                                                Qeveria është zotuar që rreth 4 mijë familje të mbetura pa strehë për shkak të tërmetit, të presin vitin e ri 2021 në shtëpi të reja dhe cilësore.Anulimi i tenderave, që parashikon ndërtimin e banesave, mund të bëjë që ky premtim të mos mbahet.

Check Also

Albin Kurti takim me kryeministrin Rama

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti, është takuar mesditën e së mërkurës me …

Korea e Jugut nis hetimet për vdekjen e dy personave që u vaksinuan me AstraZeneca

Autoritetet e Koresë së Jugut kanë nisur hetimet për vdekjen e dy personave, të cilët …

Vrasja e Klodian Rashës, mbyllet hetimi. Prokuroria merr të pandehur policin për “vrasje me dashje”

Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet lidhur me vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, duke marrë të …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *