Bankat njoftojnë, punojmë nga ora 7 deri në 9 (ose 10) të mëngjesit

Një vendim i fundit i qeverisë për kufizimin e lëvizjeve të qytetarëve gjatë dy fashave orare ka bërë që dhe bankat të reduktojnë oraret e tyre.

Vendimi i qeverisë parashikon se dalja e këmbësorëve do të kufizohet vetëm në fashat orare 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00.

Bankat po njoftojnë klientët përmes mesazheve për oraret e kufizuara të punës, që përgjithësisht janë nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 9 ose 10.

Kufizimi i lëvizjeve, me qëllimin shmangien e grumbullimit të njerëzve, sipas qytetarëtve mund të sjellë të kundërtën, pasi në këto orare do të ketë dyndje në rrugë për të mbaruar punë në banka (që mund të krijojë radha) ose për të kryer detyra të tjera të domosdoshme.

Pas përhapjes së kornavirusit, Bankat kanë vijuar aktivitetin, ndonëse me personel të reduktuar dhe disa me orare të kufizuara dhe duke hapur kryesisht degët kryesore.

Shërbimi ndaj klientëve është kryer nën masat e rekomanduara të sigurisë, ku klientët e mbajnë radhën në distancë njëri nga tjetri jashtë ambienteve të bankës. Kur hyjnë në bankë u kërkohet të dezinfektojnë duart, ndërsa qëndrojnë në distancë më shumë se një metër nga punonjësi i bankës gjatë kryerjes së shërbimit.

Check Also

Gratë në median shqiptare: Nga riviktimizimi tek stigmatizimi si imorale

Në tetor 2017, një vajzë 15-vjeçare në një fshat të izoluar në Shqipërinë juglindore raportoi …

Zbulohet rrjeta kriminale e FOREX/ ‘Mafia italiane’ dhe BOSS-ët e tij shqiptarë qarkullojnë dhjetra MLN € çdo vit

Në artikujt tanë të fundit, JOQ Albania ka ndërmarrë denoncime serioze, faktike kundrejt aktivitetit kriminal …

Argumentimi qesharak i gjyqtarit Erjon Bani, ish-ministri Koka u la në burg për t’i “rregulluar imazhin drejtësisë”(!)

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi sërish të rrëzojë kërkesën e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *