Ballkani i Hapur? Rama: Do të presim e shohim reagimin e Serbisë

Shqipëria nuk ka pse të ndjehet e rrezikuar nga agresoni rus në Ukrainë, ndërsa vendi, sipas Kryeministrit Edi Rama ka mbrojtjen më të mirë dhe më të sofistikuar teknologjiksht në botë.

Rama përmendi këtu faktin që SHBA ka zyrën e forcave operacionale speciale ushtarake në Shqipëri, bazën e NATO-s në Kuçovë dhe patrullimet periodike të anijeve luftarake amerikane në ujërat shqiptare.

Kryeministri dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thanë se mburoja e NATO-s dhe artikulli i 5-të që thotë se sulmi ndaj një vendi anëtar të aleancës është sulm ndaj gjithë aleancës garanton sigurinë e vendit.

“Në rastin e Ukrainës kemi të bëjmë më një vend partner, por sipas kushtetues së NATO nuk e vë në lëvizje artikullin 5, që kur sulmohet njeri sulmojnë të gjithë. Shqipëria nuk është në NATO se ka raketa, por për prioritetet e klonuara për bukuri të aleancës. Shqipëria ka një plan të vetin për fuqizimin e ushtrisë. Kemi bazën ajrore të NATO-s që po ndërtojmë. Sigurisht, nëse lufta e tretë botërore shpërthen nuk e evitojmë dot, nëse të tjerët e nisin”, tha Kryeministri Rama.

Kreu i Qeverisë u shpreh se lufta do të ketë ndikimin e vet në ekonominë botërore dhe atë shqiptare. Por, ai theksoi faktin që sektori energjitik shqiptar është mjaftueshëm i pavaruar për të mos e ndjerë dallgën e përplasjes mes Perëndimit dhe Rusisë aq të fortë.

“Lufta është e vërtet dhe ka impakt real në ekonomi. Sa, si, ku? Do të shihen në rrugën e zhvillimet të ngjarjeve. Pozicioni ynë është solid, por s’ka problem për ne veçanërisht, apo ndryshe nga e gjithë Europa.”, u shpreh ai.

“Nga hulumtimi që kemi bërë nuk do të kemi efekte shumë shqetësues. Sigurisht kjo është luftë reale, jo dokumentar, është reale në dyert e BE dhe shumë vende të BE ka shumë aktivitet me Rusinë. Këto sanksione krijojnë efekte, dhe jo vetëm në ekonominë e vendeve që kanë drejtpërdrejt marrëdhënie por edhe vendet që kanë marrëdhënie me to. Është si lajmërimi për krizën e energjisë, kishte shumë interpretime, përveçse për të vërtetën. Ne blejmë nga tregjet ndërkombëtare, pra ka rëndësi çmimet e ndërkombëtarëve. Ne shesim lirë dhe blejmë shtrenjtë, sepse shesim kur ka dhe blejmë kur s’ka. Shqipëria është vulnerable. Ne kemi kthyer përmbys eksport-importin. E dyta po punojmë për të ndërtuar Skavicën që është një gjë munguar, hidrocentralin. Është balancuesi i sistemit tonë”, u shpreh Rama.

Sa i takon Ballkanit të Hapur, Rama tha se Shqipëria nuk do të ngutet që të shtyjë përpara këtë nismë dhe do të presë qëndrimin e Serbisë karshi Rusisë, si dhe qëndrimin e SHBA dhe të BE-së ndaj Serbisë.

“Nuk kemi pasur ndonjë mungesë qartësie apo informacioni për pozicionin e Serbisë nga pikëpamja e politikës së vet të jashtme kur kemi nisur këtë proces. Nuk kemi pritur që të sulmohet Ukraina nga Rusia që të zbulojmë lidhjet e Serbisë me Rusinë, nga ana tjetër në informacionin paraprak që kam marrë, Presidenti serb është shprehur për integritetin territorial të Ukrainës, një qëndrim i dyzuar tipik për politikën e jashtme serbe.

Sot ajo çka po diskutojmë është më e rëndësishme dhe sa i përket ecurisë së mëtejshme të Ballkanit të Hapur, kjo është çështje që pret dhe s’kemi asnjë urgjencë për të nxjerrë përfundime, pasi do të shikojmë shumë gjëra në të ardhmen, për të parë si do të zhvillohet ky proces. Jemi në kushte ku nga ora në ora mund të ndodhë që të shohim lidershipin e zgjedhur demokratikisht të Ukrainës të vrarë, apo të marrë peng, një qeveri kukull atje, mund të shikojmë një vend që kalon në një botë tjetër komplet, ndërsa nga ana tjetër ka nisur vendosja e sanksioneve dhe do të duhet të shikojmë dinamikat dhe si do të silllen vendet e aleancës me vendet e tjera që janë neutrale, apo me dy këndvështrime e kështu me radhë. Nuk kemi asnjë arsye të ngutemi”, tha ai.

Check Also

ISHP këshillon vaksinim për linë e majmunit për personelin mjekësor dhe kontaktet e afërta

Këtë mëngjes është mbledhur Komiteti Kombëtar Teknik- Këshillues i Imunizimit në ISHP, për masat paraprake …

Mazhoranca drejt zgjedhjes së Presidentit që dëshiron

Kuvendi e quajti të hënën të ezauruar edhe raundin e tretë të votimit për president, …

Dy emrat e rinj për President: Një poet disident dhe një mjek-gjeneral!

Duket qartë se opozita nuk do të dërgojë një kandidat të sajin në raundin e …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *