Bagazhet e humbura: Ku shkojnë dhe si ruhen në Aeroportin e Rinasit?

Njerëzit shpenzojnë shumë para në “Duty Free”, por jo pak herë harrojnë në avion ato që blejnë. Celularët dhe qeset me mallrat e blera në dyqanet pa taksa të aeroporteve – janë dy nga gjërat që harrohen më shpesh nga pasagjerët. Por përveç tyre, pasagjerët lënë pas edhe bagazhet.

Çfarë ndodh me to?

– Si fillim, të gjitha vendosen në magazinat “Lost and found” në aeroporte.

Bagazhet e humbura: Ku shkojnë dhe si ruhen në Aeroportin e Rinasit?

– Aeroporti i mban këto bagazhe për 1 vit e gjysmë.

– Ushqimet, sidoqoftë, hiqen, ndonëse në valixhet e shqiptarëve ato nuk mungojnë pothuajse asnjëherë.

Bledar Pula, agjen në “Lost and found” në aeroportin e Rinasit, thotë për Euronews:

“Disa prej valixheve u janë identifikuar të zotët dhe presim që të vijnë t’i marrin. Për valixhet që janë prej kohësh në magazinë, bëhet një regjistrim final dhe i dërgojmë për bamirësi”.

Prej pandemisë disa prej valixheve janë mbajtur më shumë se 1 vit e gjysmë. Pas kalimit të këtij afati, aeroporti i Rinasit i ka dërguar për bamirësi në shtëpitë e fëmijëve apo dhe institucionet e kultit.

Bagazhet e humbura: Ku shkojnë dhe si ruhen në Aeroportin e Rinasit?

Pamje nga “Lost and Found” në Rinas (Foto nga Euronews)

Aeroportet pas 5 ditësh tentativa për të kontaktuar më të zotët e tyre, i dërgojnë në zyrat qendrore të kompanive ajrore, në Itali, Austri, Greqi, Gjermani etj.

“Pas 5 ditësh merret kompania me bagazhet dhe klientët e saj”, shprehet Mustafa Bylyku, agjent i “Lost and Found”.

Mbi 97% të rasteve të vonesave apo harresave, të zotët i marrin bagazhet brenda 12-24 orëve, kryesisht me fluturimin e radhës së kompanisë ajrore.

“Ka raste kur nuk nisen fare dhe ia dërgojmë ne në destinacion ose kur i ka humbur shirit identifikues që ngelen këtu”, shton Bylyku.

Aeroportet e mëdha ndërkombëtare aplikojnë si praktikë nxjerrjen e bagazheve të pa tërhequra në ankand, madje dhe krijimin e qendrave të mëdha tregtare me sendet e vendosura brenda tyre. Herën tjetër që udhëtoni, sigurohuni te vendosni elemente shtesë identifikimi brenda valixhes, në rast se shiriti me emrin tuaj humbet gjatë transportit.

Check Also

Gruaja e ish-deputetit që u ekzekutua nxjerr emrat dhe ndryshon dëshminë

Dyshimet se vrasja e biznesmenit shkodran Pashko Ujka mund të ketë ndodhur për shkak të …

Zbulohet një laborator droge në Durrës, disa të arrestuar

Zbulohet një laborator droge në Durrës. Burime bëjnë me dije për ABC se në Shën …

Akuzohet për “falsifikim”, KPA shtyn seancën ndaj Luan Dacit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi të shtyjë për nesër seancën e procedimit disiplinor …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *