Gazetari investigativ Artan Hoxha ka denoncuar mbrëmjen e sotme në emisionin Opinion me foto dhe me një mesazh se është ndjekur dhe është fotografuar kur ka dalë nga shtëpia. Denoncimin gazetari ia ka drejtuar live kryeministrit Rama.
“Më kishin foptografuar kur kam dalë nga shtëpia. Kam vajtur në Polici. Ky nuk është krimi i organizuar. Me ata kam mbaruar punë unë…
Me ato që dëgjoj unë këtu jam me ty kokë e këmbë, por me ato që shikoj…”, u shpreh Hoxha.
Më poshtë është foto që i është bërë në rrugë Artan Hoxhës dhe mesazhi që ka mbërritur në redaksinë e televizionit për të: