Arrestohet edhe administratori i pronave të Henri Çilit

Shkon në 29 numri i të arrestuarve për dosjen ku u prangos edhe botuesi e pronari i UET-së Henri Çili.

Sot është arrestuar Betim Shkupi, i cili është administrator i “European Education Initiative Holding”, që kontrollon 100% aksionet e Universitetit Europian të Tiranës, ku Çili është pronar. Shkupi u prangos në Tiranë në shtëpinë e tij.

Pas arrestimit ai është dërguar në drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës. Betim Shkupi është njeriu i besuar i Çilit, pasi pronat i kishte në administrimin e tij.

Në funksion të përfitimeve për favoret ndaj Adil Alikos, Çili kishte futur në rrjet bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë në UET sikur është edhe Shkupi.

Check Also

19 të vdekur, 986 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 19 të vdekur si …

Vrasja e Kastratit, policia kontrolle në shtëpinë e Vis Martinit, mban sekret arrestimin e tij

Operacioni i befasishëm i forcave speciale RENEA dhe FNSH në zonën e Kurbinit, ku dyshohej …

Letër politikës, mjekja shqiptare në Zvicër: Jemi pranë një bombe, Shqipëria po kalon atë që kaloi Lombardia para një viti

Doktoresha Elona Cekani në Zvicër dhe disa kolegë të tjerë i kanë dërguar një letër …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *