Arrestimet në Flotën Detare, përgjimet zbulojnë skandalin: 5 ushtarakët veshën me jelekë trafikantët e klandestinëve

Efektivë të Ushtrisë Shqiptare, kanë pajisur me jelekë shpëtimi trafikantët që tentuan të transportojnë në rrugë detare nga Shqipëria drejt italisë, 55 klandestinë Sirianë, Iranianë dhe Egjiptianë. Skandali ka ndodhur në repartin e Rojes Bregdetare të Flotës Detare në Vlorë më 8 janar 2021.

Kjo ngjarje, mëngjesin e së enjtes çoi në arrestimin e 5 anëtarëve të ekuipazhit të anijes ushtarake “P-116”, Sejfulla Beja, Bledar Bufaj, Roland Cani, Ardit Alikaj, dhe Besmir Meçe.

Dy trafikantëve nga Vlora, Emiljano Likaj, tashmë i arrestuar dhe një tjetër ende në kërkim, u janë dhënë jelekë shpëtimi nga ekuipazhi i anijes ushtarake, madje para se të largoheshin, ata kanë qëndruar në kabinën e drejtimit të anijes, dhe kanë biseduar në telefon me familjarët e tyre.

Bisedat telefonike janë kryer rreth orës 23:48 të datës 8 janar 2021, duke përdorur telefonin celular të anijes Ushtarake.

Policia dhe prokuroria e Vlorës, pas pesë muaj hetime ka çuar për ndjekje penale për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, pesë efektivët e Flotës Detare që shërbenin në anijen ushtarake P-116.

Në dëshmitë e klandestinëve thuhet se bashkë me ta në bordin e anijes së shpëtimit, kanë hipur edhe dy shtetasit shqiptarë që drejtonin gomonen.

Ata janë futur në kabinën e drejtimit të anijes nga ana e personelit ushtarak.

Pasi janë afruar rreth 100 metra pranë bregut apo rreth pesë minuta përpara se të ankoroheshin në kalatë, dy trafikantëve u janë dhënë jelekë shpëtimi me ngjyrë portokalli dhe janë lënë të lirë, duke u hedhur në det për t’i shpëtuar arrestimit nga policia.

Në këtë mënyrë, kur anija e Flotës Detare është ankoruar në kalatë, aty kanë zbritur vetëm 55 klandestinët dhe jo dy trafikantët që ishin hedhur nga anija duke u larguar me not.

Për të arritur në brigjet e Italisë klandestinët që rrezikuan të mbyteshin në det, sipas burimeve, paguanin nga 4 deri në 5 mijë euro, ndërsa në ndihmë të kësaj veprimtarie ishte krijuar edhe një infrastrukturë e plotë.

Check Also

Skenari i plehrave: Si u dhjetëfishuan kostot e menaxhimit të mbetjeve të Durrësit

Javën e parë të qershorit, kontejnerët e mbeturinave në Durrës u tejmbushën sërish me plehra, …

Në Bruksel propozohet sanksionimi i të akuzuarve për korrupsion, KE sqaron çdo të ndodhë me të shpallurit “non grata” në SHBA

Komiteti i Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian miratoi me 58 vota pro, 8 kundër …

“Ju kisha thënë”, qëndrimi i Holandës për negociatat, Rama: Zgjedhjet mbaruan, Shqipëria u zhbllokua

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas qëndrimit të Holandës për negociatat me Shqipërinë. Me anë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *