70 europianë të bllokuar në Shqipëri kthehen në vendet e tyre

70 shtetas europianë që ishin bllokuar në Shqipëri pas mbylljes së kufijve kanë mbërritur sot në vendet e tyre.

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca falenderoi qeverinë shqiptare për ndihmën.

Në një postim në Twitter Soreca u shpreh:

“Faleminderit qeverisë së Shqipërisë, për mbështetjen konkrete në riatdhesimin e 70 shtetasve të Bashkimit Europian, që ishin bllokuar në Shqipëri, për shkak të Covid-19.

Ky është tjetër shembull konkret i solidaritetit të qeverisë së Shqipërisë në këtë kohë të vështirë.”

Qeveria po kthen në atdhe dhe shqiptarët e mbetur jashtë. Nga e hëna kanë nisur kthimet në atdhe përmes Air Albanias, nga Franca, Gjermania, Italia e Zvicra.

Check Also

Atentat me armë zjarri te “Komuna e Parisit”, plagoset 22-vjeçari

Një atentat me armë zjarri ndodhi rreth mesnatës në kryeqytet, me pasojë plagosjen e një …

Ilaçe të skaduara në burgje dhe tendera pa garë, SPAK nis hetimet pas raportit të KLSH

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet pas raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit …

Grabiten dokumente në zyrat e Administrimit e Mbrojtjes së Tokës në Këshillin e Qarkut Vlorë

Dy zyra të Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Këshillin e Qarkut Vlorë u thyen …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *