Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me COVID-19 në Fier.
Burime bëjnë me dije se është infektuar një familje me 6 anëtarë.
Mes të infektuarve ka edhe fëmijë.
E gjithë familja është vetëkarantinuar në banesë dhe gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.
Në Shqipëri po luftohet çdo ditë me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se numri i të infektuarve ka shkuar në 383 dhe deri më tani janë shënuar 22 viktima.
Ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 154. Po kështu, harta e rasteve të reja është zgjeruar në Tiranë, Shkodër dhe Fier.