30% e të prekurve me Covid-19 deri tani rezultojnë të shëruar

Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e situatës së COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në total janë shëruar 116 persona.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 12 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 116. Pra rreth 30% e të prekurve deri tani rezultojnë të shëruar”, njoftoi MSH.

Kujtojmë se pak ditë më parë kryeministri Rama publikoi një grafik, i cili e rendiste Shqipërinë në vend të dytë në rajon për numrin më të lartë të të shëruarve, pas Sllovenisë.

 

Check Also

Vala e rritjes së çmimeve në vend, nga po vjen dhe sa do të vazhdojë

Vala e rritjes së çmimeve erdhi si cunam në tregjet globale këtë vit, por në …

Viti i ri shkollor nis rregullisht më 27 shtator, skenarët e tjerë varen nga pandemia

Pas dy javësh përsëritje dhe mësim plotësues, në 27 shtator fillon zyrtarisht shkolla. Ky është …

Nga zhdukja, makina e djegur dhe eshtrat, te gomonia në det ku rrezikoi mbytjen. Pse Davide Pecorelli sajoi vdekjen makabre në Shqipëri

Misterit të gjetjes së biznesmenit italian, që ishte shpallur i zhdukur 8 muaj më parë …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *