21 raste të reja me COVID-19, ndërsa numri i të prekurve rritet në 539

Numri i rasteve të reja me COVID-19 vazhdon të qëndrojë në kuota të larta për të tretën ditë radhazi në Shqipëri, ndërsa listës së të prekurve iu shtuan edhe 21 persona të tjerë të premten. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha në një deklaratë për mediat se në 24 orët e fundit ishin testuar 253 persona të dyshuar, nga të cilët 21 rezultuan pozitivë.

Kjo e çoi numrin total të të prekurve nga COVID-19 në Shqipëri në 539, nga të cilët 26 pacientë e kanë humbur tashmë betejën me sëmundjen.

Numri më i lartë i rasteve të reja u shënua sërish në Shkodër me 11 persona të prekur, ndërsa harta e infeksionit u zgjerua me bashkinë e Kurbinit dhe shtrihet tashmë në 20 qytete të vendit.

Mes personave të prekur, 43 janë aktualisht duke marrë trajtim mjekësor në dy spitalet e vendosura në dispozicion të pacientëve me COVID-19. Shtatë pacientë gjenden në terapi intensive në spitalin Infektiv në Tiranë, ndërsa 4 ndodhen në gjendje më të rëndë dhe të intubuar në spitalin e mushkërive “Shefqet Ndoqi”.

Tirana mbetet vatra më e madhe e infeksionit në Shqipëri me 4 raste të reja në 24 orët e fundit dhe 245 raste gjithsej. Numri i të prekurve është rritur sërish në qytetin e Shkodrës ku numri i të prekurve ka arritur në 94.

Katër raste të tjera me COVID-19 janë identifikuar në qytetin e Krujës, ndërsa për herë të parë, listës i është shtuar edhe bashkia e Kurbinit me 2 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 6 pacientë i janë shtuar listës së të shëruarve duke e çuar numrin total të të shëruarve në 283 persona. Të shëruarit në Shqipëri përbëjnë 52% të numrit total të të prekurve nga COVID-19.

Check Also

Los Anxhelos rikthen maskat, Biden: Vala e re e pandemisë, tek të pavaksinuarit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, i pyetur nëse amerikanët do të …

Reforma në drejtësi, Xhafaj: 24 orë para miratimit, diskutohej të binte qeveria. Sot ka të penduar nga ata që e kaluan

22 korriku i këtij viti shënjon 5 vjetorin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, themelin ligjor …

Dionis Biba, personazh i njohur i rrjeteve sociale, u kap brenda shtëpisë së barit, dënohet me 15 muaj në Angli

Dionis Biba është një personazh i njohur i rrjeteve sociale pasi përmes videove në Instagram …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *