20 raste të reja nga 145 të dyshuar, 243 të prekur me koronavirus

Të tjera raste me koronavirus janë regjistruar në vendin tonë.

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, numri i të infektuarve në vendin tonë është 243.

Njoftimi i Ministrisë

Në 24 orët e fundit janë testuar 145 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 20 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 1671 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 243 raste.

Shkon në 13 numri i personave që kanë ndërrur jetë nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerëve.

Ju informojmë se aktualisht, në shërbimin infektiv aktualisht janë 77 të shtruar. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 nga këta janë të intubuar.

Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi një pacient të shtruar. Lajmi i mirë është që gjatë 24 orëve të fundit kemi 8 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 52.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Shkodër, Mirditë dhe Korçë, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 129 raste

– Durrës 26 raste

– Lushnje 4 raste

– Elbasan 5 raste

– Fier 23 raste

– Kavajë 4 raste

– Rrogozhinë 2 raste

– Korçë 15 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 8 raste

– Lezhë 5 raste

– Berat 1 rast

– Has 2 raste

– Krujë 5 raste

–Tropojë 4 raste

– Pukë 3 raste

– Mirditë 2 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Respektoni masat e distancimit social sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë!

Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të telefonojnë në numrin 127 të urgjencës kombëtare nëse dyshojnë se kanë shenja të COVID-19.

Check Also

Disa njerëz në Shqipëri janë të paprekshëm nga Covid-19

Djali i saj pesë vjeçar, dy prindërit e bashkëshortit dhe ai u infektuan të gjithë …

19 të vdekur, 986 raste të reja me Covid-19 në 24 orë

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 19 të vdekur si …

Po nëse në fletën e votimit vendosim opsionin ‘asnjë nga partitë’

Nga Irena Beqiraj Afrimi i zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, siç edhe pritej, po shoqërohet …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *