Në total janë konfirmuar 277 të prekur (18 raste të reja brenda 24 orëve), 8 prej të cilëve janë fëmijë. Në komunikimin e përditshëm për mediat, ministria e Shëndetësisë, ka dhënë detaje lidhur me rastin e 78-vjeçarin.
Përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Rovena Daja sqaron se 78-vjeçari ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej 3 ditësh dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë.
Mes 96 testeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit, 9 kanë qenë për mjekët, të cilët kanë rezultuar fatmirësisht të gjithë negativë.
Në spitali Infektiv janë shtruar 4 pacientë të rinj, duke e çuar në total në 81. 8 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.
Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion, bën me dije ministria, janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” është 1 pacient të shtruar, bëhet fjalë për të renë e cila iu ndënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e apandesitit.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Durrës, Kavajë, Lezhë, Has, Elbasan, Shkodër dhe Pukë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 143 raste
– Durrës 30 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 8 raste
– Fier 23 raste
– Kavajë 6 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 10 raste
– Lezhë 6 raste
– Berat 1 rast
– Has 8 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 2 raste
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social.
“Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët të telefonojnë në numrin 0800 40 40 për përfitimin e barnave me rimbursim dhe cdo pyetje për COVID-19 ndërsa në numrin e urgjencës kombëtare 127 duhet të telefonojnë nëse dyshojnë se kanë shenja të COVID-19”, njofton Ministria e Shëndetësisë.